UDHËZUES
Letër murale
për banjo.
Banjoja ka lagështi të vazhdueshme, ndaj jo çdo letër murale përshtatet. Me vinyl-in e duhur dhe ventilim të mirë, banjoja fiton karakter pa rrezik.
1. Cili material përshtatet
Për banjo rekomandojmë vetëm materialet vinyl: Non Woven Vinyl 350gr dhe Fabric Backed Vinyl 450gr. Janë hidrorezistente, antibakteriale dhe pastrohen lehtë. Letrat 300gr nuk i rekomandojmë për banjo.
2. Ku të vendoset
Vendoseni në muret larg kontaktit të drejtpërdrejtë me ujë — jo brenda kabinës së dushit. Muri duhet të jetë i thatë dhe i rrafshët, dhe banjoja të ketë ventilim të mirë që lagështia të mos qëndrojë.
3. Sa zgjat
Me montim profesional dhe ventilim të rregullt, vinyl-i në banjo zgjat shumë vite. Vetia antibakteriale e mban sipërfaqen më të pastër në ambient me lagështi.