UDHËZUES
Letër murale
për sallon.
Salloni është ambienti ku pranohen mysafirët dhe kalohet pjesa më e madhe e ditës — një mur me letër murale e ndryshon të gjithë atmosferën.
1. Muri i theksit
Zgjidhni një mur — zakonisht pas divanit ose televizorit — dhe vishjeni me një motiv ose teksturë që dallohet. Muret e tjera mbeten të qeta, që dhoma të mos rëndohet.
2. Cilat katalogë përshtaten
Për sallon përshtaten katalogjet e dizajnit Ambiance, Motto, Selective dhe Paradise (non-woven 300gr): motive, tekstura dhe nuanca për çdo stil, lehtë të pastrueshme.
3. Drita dhe ngjyrat
Në sallone me pak dritë zgjidhni nuanca të çelëta; me dritë të bollshme mund të shkoni te tonet e thella dhe teksturat e forta. Na dërgoni një foto të ambientit në WhatsApp dhe ju ndihmojmë të zgjidhni.