UDHËZUES

Letër murale
për kuzhinë.

Kuzhina është ambienti më i kërkuar i shtëpisë: avull, yndyrë dhe pastrim i shpeshtë. Me materialin e duhur, letra murale zgjat vite pa problem.

1. Pse vinyl në kuzhinë

Materialet vinyl (Non Woven Vinyl 350gr dhe Fabric Backed Vinyl 450gr) janë hidrorezistente, antibakteriale dhe pastrohen lehtë me leckë të lagur — pikërisht çfarë kërkon kuzhina. Janë gjithashtu rezistente ndaj flakës.

2. Ku të vendoset

Vendoseni në muret e ndenjes dhe të ngrënies. Pranë zonës së gatimit dhe lavamanit, vinyl-i 450gr është zgjidhja më e qëndrueshme. Letrat e dizajnit 300gr i rekomandojmë vetëm larg avullit dhe spërkatjeve.

3. Montimi dhe kujdesi

Muri duhet të jetë i rrafshët dhe i thatë para montimit. Montimin profesional e ofrojmë brenda vendit; pastrimi i përditshëm bëhet me leckë të lagur pa detergjentë të fortë.

Lexoni edhe